Project Name

GJINAR AGROTOURISM

  • type

    Agritourism business

  • status

    Project Idea

  • client

    Xholli family

  • location

    Gjinar, Elbasan

Project Details

Zona e Shpatit, që përfaqësohet mjaft mirë nga fshati i Gjinarit, ruan traditat dhe zejet artizanale autentike dhe në të njëjtën kohë dëshmon për një fshat të denjë për turizëm malor, kulturor dhe gastronomik. Me investimet e reja në formë bujtinash, kjo zonë ka qenë ndër të parat që ka përqafuar denjësisht konceptin e agroturizmit në Shqipëri.

Ky projekti vjen si vijimësi e nismës së Qeverisë Shqiptare të 100 Fshatrave dhe Akademisë 100+ Fshatrat. Në këtë vazhdë, Agroturizëm Gjinar i përshtatet kontekstit rural të zonës, duke ruajtuar stilin tradicional të ndërtimit nëpërmjet materialeve natyrore vendase dhe teknikave tradicionale. Vendndodhja e projektit është mjaft e përshtatshme, pasi gjendet në qendër të fshatit. Për këtë arsye, kati përdhes i godinës përmban hapësirat me funksionet më publike, duke u kthyer në një zgjatim të sheshit të fshatit.

Të hapura drejt sheshit gjenden 4 dyqanet me produkte vendase(bimë medicinale, teksile artizanale, dyqani ‘EDUA’, dhe marketi i fshatit), bari dhe restoranti (i brendshëm dhe i jashtëm) me gatesa tradicionale të zonës, dhe holli i trajtuar në formën e Odës së Miqve, e cila ka qenë hapësira më e rëndësishme e banesave tradicionale shqiptare.

Në katet e sipërme gjenden hapësira akomodimi të trajtuara në mënyra të ndryshme: në formë bujtine, akomodimi familjar, dhe banesë private me oborr të dedikuar. Kompleksi është konceptuar në trajtë ansambli, me godina të lartësive të ndryshme dhe me mbulesa me tjegulla vendi mbi çati tradicionale me strukturë druri.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Ardiola Bardhoshi, Jona Osmani, Olsi Aluku, Premton Braha

Për më tepër, shfletoni libërthin e Agroturizëm Gjinar më poshtë:

Three Columns