Project Name

ILIR AGROTOURISM & WINERY

  • type

    Agrotourism business, Winery

  • status

    Project Idea

  • client

    Mendalliu family

  • location

    Shushicë, Elbasan

Project Details

Kantina ‘Ilir’ është një biznes i afirmuar në qytetin e Elbasanit dhe operon prej disa vitesh në tregun vendas e të huaj, falë përvojës mbi 10-vjeçare. Përveç përpunimit të llojeve të ndryshme të rrushit, ata kultivojnë varietete të veçanta dhe autoktone në vreshtarinë përkatëse. Me synimin për tu zhvilluar, lind edhe nevoja për ndërtimin e një kantine të mirëfilltë në afërsi të vreshtave, sipas kushteve optimale dhe standardeve të kantinave në botë. Më tej, përqafimi i konceptit të agroturizmit, do të mundësojë përjetimin e eksperiencës së vërtetë të fshatit dhe njohjen nga afër me proceset e prodhimit të verës shqiptare.

Në këtë vazhdë, projekti Agroturizëm dhe Kantina ‘Ilir’ i përshtatet kontekstit rural të zonës, duke ruajtuar stilin tradicional të ndërtimit nëpërmjet materialeve natyrore vendase dhe teknikave tradicionale. Vendndodhja e projektit në afërsi të parkut të Byshekut, mundëson aksesim të lehtë nga ana e vizitorëve.

Për shkak të terrenit të thyer kodrinor, godina i përshtatet vendit duke mundësuar kushtet optimale të ventilimit, diellëzimit dhe hijëzimit të nevojshme për një kantinë. Një korridor-tunel i cili i mundëson ventilim natyror objektit lidh dy prej hapësirave kryesore të projektit: kantinën dhe restorantin të cilat gjenden në katin përdhes të objektit. Nëpërmjet një mbulese me pjerrësi të ndryshme krijohen lartësi dy-fishe, që mundësojnë krijimin e hapësirave që përmbajnë funksione në dobi të kantinës, si edhe mundësi akomodimi për vizitorët.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Ardiola Bardhoshi, Jona Osmani, Olsi Aluku, Premton Braha

Për më tepër, shfletoni libërthin e Agroturizëm & Kantinës Ilir më poshtë:

Three Columns