Project Name

BANESA INDIVIDUALE

  • type

    Housing | Accommodation

  • status

    Project Idea

  • client

    Albanian Development Fund

  • location

    Designated Areas Hit by the '19 Earthquake

Project Details

Projekti për rindërtimin e shtëpive individuale zonat e prekura nga tërmeti bazohet në tre modele me kosto të ulët dhe efiçencë energjie. Ky projekt vjen në vazhdën e Programit të Rindërtimit, ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare mbi rindërtimin e objekteve të cilat pësuan dëmtime madhore gjatë tërmetit të Nëntorit 2019. Këto modele janë të trajtuara në formën e moduleve me lirshmëri kompozicionale në vetvete dhe në raport me kontekstin.

Duke marrë në konsideratë vendosjen e tyre në kompozime të ndryshme lidhur me hapësira publike apo shërbime. Organizimi i planimetrisë është i trajtuar në formë modulare në mënyrë që mund të shumëfishohet apo zgjerohet në mënyrë logjike me dhoma apo hapësira shtesë sipas nevojës. Tipologjitë e shtëpive model janë të qëndrueshme dhe ofrojnë komoditet optimal jetese për banorët, ndërkohë që sigurojnë jetëgjatësi të ndërtesës.

Shtëpitë aksesohen nga fasada kryesore e cila është e orientuar nga rruga e cila lidh këto module me njëra tjetrën dhe pjesën tjetër të zonës. Përpos oborrit të përparmë, shtëpitë kanë edhe një oborr të pasmë i cili aksesohet në mënyrë direkte nga ambientet e brendshme. Ky oborr lidhet me një kopsht individual i cili do të përdoret për prodhim bujqësor. Pas ndërtimit të secilit objekt do të realizohet plansistemimi i oborrit rrethues dhe kopshtit bujqësor, me ambiente të gjelbëruara, shtrim me materiale natyrore dhe infrastrukturën e nevojshme bujqësore.

Modelet janë njëkatëshe, të cilat përmbajnë një, dy, apo tre dhoma gjumi respektivisht. Në secilin model hyrja shoqërohet nga një verandë e përparme e cila lidhet me parahyrjen e shtëpisë, një hapësirë “tampon” ku përdoren vetratat e xhamit dhe profile hijëzuese, e cila ndihmon në efikasitetin termik të hyrjes së shtëpisë. Planimetria është kompakte, hyrja e shtëpisë trajtohet si një hapësirë shpërndarëse midis dhomës së ditës dhe dhomave të gjumit. Secila tiplogji ka një kuzhinë, e cila së bashku me dhomën e ditës ka dalje në oborrin e pasmë të shtëpisë.

Fasadat e shtëpive do të trajtohen me ngjyra të ndryshme, ku panelet fibër-çimento me teksturë guri në exterier apo të lëmuar në interier, do të lyhen me bojë hidroplastike sipas kodeve të paracaktuara në paletë. Me të njëjtën logjikë do të trajtohen edhe elementët hijëzues.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Fiona Mali, Sindi Balla, Mario Alla, Premton Braha
Maketi: Arjon Kadillari

Three Columns