Project Name

MANEZHI I MBYLLUR, PANTO RESORT

  • type

    Equestrian facility

  • status

    Project Idea

  • client

    Panto Resort

  • location

    Panto Resort, Mullet, Tiranë

Project Details

Manezhi i mbyllur – pjesë e Panto Resort – përfaqëson një ndërtesë në funksion të sportit të kalërimit. Të gjendur pas një faze studimore dhe analitike të situatës dhe gjendjes ekzistuese, vumë re vlerat e këtij procesi në fazën pasuese të projektit. Identifikimi i objektivave kryesore, përpunimi grafik i projektit, konfliktet dhe marrëveshjet përbëjnë një fazë tjetër të ndërhyrjes, rishikimit dhe jetëzimit të këtij objekti shërbimi.

Në krijimin e kësaj hapësire u përfshimë në një përfytyrim shoqëror (që analizon kohën dhe hapësirën). Refuzimi i zonave me përdorim të ulët, dhe dëshira për të përhapur ndjesinë e rehatisë në jetën e njerëzve që e frekuentojnë, ishin themele të procesit të dizajnit. Ndërtesa e manezhit sistemohet me zgjerimin e hapësires së përbashkët të jashtme dhe mirëkrijimin e ambienteve ndihmëse që do t’i duhen për të funksionuar si hapësirë shërbimi në brendësi të kompleksit Panto Resort. Materialet natyrore të përdorura, si: druri dhe guri vendas, ndikojnë në përshtatjen me kontekstit rural dhe përdorimin e objektit.

Ndërtesa aksesohet lehtësisht nga këmbësoret dhe automjetet. Përballë hyrjes kryesore të manezhit, gjendet hapësira e manezhit të hapur që i jep frymëmarrje funksionit publik. Me rëndësi për ndërtesën është fasada me pamje nga rruga, e cila do të bëhet identifikuese për objektin dhe kompleksin në tërësi.

Sipërfaqe totale ndërtimi: 3 220 m2

Three Columns