Project Name

SHKOLLA R.MEZINI, ISHËM

  • type

    Educational Facility

  • status

    Project Idea

  • client

    Albanian Development Fund

  • location

    Ishëm, Durrës

Project Details

Objekti arsimor parashkollor dhe shkolla e mesme e bashkuar “Rexhep Mezini” gjendet në qendër të fshatit Ishëm, Bashkia Durrës. Ky projekt vjen në vazhdën e Programit të Rindërtimit, ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare mbi rindërtimin total të objekteve të cilat pësuan dëmtime madhore gjatë tërmetit të Nëntorit 2019.

Kjo shkollë, sipas projeksionit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duhet të akomodojë një numër prej 40 fëmijësh në ciklin parashkollor dhe 260 nxënësish në ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, për një total prej 300 frekuentuesish. Shkolla gjendet në një truall prej afro 3960m2, i pozicionuar në pjesën më të lartë të një kodre të butë.

Koncepti nis nga ndarja e 5 grup-programeve kryesore në volume me logjikë modulare. Blloqet vendosen në shesh duke u nisur nga nevojat e tyre për orientim optimal:
– Blloku i ciklit të ulët e të mesëm dhe ciklit të mesëm, që ka numrin më të lartë të klasave, merr dritë të drejtpërdrejtë nga lindja.
– Blloku i ciklit të parashkollor dhe të ulët merr dritë nga jugu, e cila do të filtrohet në hijezues horizontalë.
– Blloqet e administratës dhe hapësirave me funksione të përbashkëta, vendosen në veri të sheshit, duke patur ndriçim edhe nga jugu.
– Mjediset sportive vendosen në veri.

Volumet vendosen në mënyrë që të krijohen oborre të dedikuara për cikle të ndryshme:
– Oborr jugor për fëmijët e parashkollorit;
– Oborr lindor dhe perëndimor për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm;
– Gjelbërimi natyral me pemë të larta nuk cënohet.
– Blloku i administratës / bibliotekës / sallës së aktiviteteve ristrukturohet nga 2 në 3 kate total, për të krijuar hapësira të jashtme në katin përdhës (parahyrje e mbuluar për të gjithë përdoruesit) dhe katin +2 (tarracë e shfrytëzueshme pranë sallës së aktiviteteve).
– Blloku i mjediseve sportive zhytet një kat nën tokë, dhe hapësira në tarracën e tij shfrytëzohet si fushë sporti e jashtme.
– Hyrja për ciklin parashkollor është totalisht e veçantë, ndërsa ciklet e tjera aksesojnë klasat nëpërmjet një holli në katin përdhes të bllokut verior.
– Qarkullimi organizohet perimetralisht në pjesën e brendshme të objektit, duke siguruar ndriçim natyral.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Fiona Mali, Ardiola Bardhoshi, Jona Osmani, Mario Alla, Premton Braha, Sindi Balla

Për më tepër, shfletoni libërthin e relacionit të shkollës ‘Rexhep Mezini’ më poshtë:

Three Columns