Project Name

SHKOLLA SH.MAZREKU, DURRËS

  • type

    Educational Facility

  • status

    Project Idea

  • client

    Albanian Development Fund

  • location

    Durrës

Project Details

Shkolla 9-vjeçare “Shaqe Mazreku” gjendet pranë zonës më qendrore të qytetit të Durrësit, rrjedhimisht në një kontekst urban shumë të dendur. Ky projekt vjen në vazhdën e Programit të Rindërtimit, ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare mbi rindërtimin total të objekteve të cilat pësuan dëmtime madhore gjatë tërmetit të Nëntorit 2019.

Kjo shkollë, sipas projeksionit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duhet të akomodojë një numër prej 720 nxënësish. Shkolla gjendet në një truall prej afro 1650 m2, i cili kufizohet në një anë me rrugën, n dërsa në 3 anët e tjera me objekte banimi dhe shërbimesh të vogla që variojnë nga 1-10K.

Koncepti nis me përpunimin e një blloku 3K që përmbush sipërfaqen e nevojshme:
– Prej sipërfaqes së vogël të parcelës, lind nevoja për të shfrytëzuar cdo m2 të saj në mënyrën më optimale.
– Për të maksimizuar sa më shumë sipërfaqen e hapur në kuotën përdhese, objekti ngrihet 1 kat, duke lënë të lirë për shfrytëzim dhe rekreacion 87% të sipërfaqes së parcelës (1430m2), nga e cila 680m2
janë të mbuluara nga objekti, dhe 750m2 janë krejtësisht të hapura.

Blloku ka një gjerësi dhe gjatësi të konsiderueshme, e cila kërkon burime të tjera drite natyrale për të krijuar cilësi sa më të mirë hapësire të brendshme:
– Për këtë arsye krijohet një galeri e cila përshkon 3 katet e volumit, e vendosur pranë bllokut të qarkullimit vertikal.
– Volumi i ‘prerë’ nga njëri prej kateve i shtohet bllokut në lartësi për të rikuperuar sipërfaqet e nevojshme. Ky volum akomodon një funksion publik të shkollës, dhe kthen tarracën në një hapësirë të shfrytëzueshme në mënyrë të kontrolluar.

– Në katin përdhe të objektit ka hapësira të lira për rekreacion apo zhvillim aktivitetesh të ndryshme sociale. Pranë bllokut të shkallëve pozicionohen edhe sy mjedise të mbyllura, me vetrata xhami, gjithashtu për aktivitete me numër më të reduktuar personash.
– Klasat janë të pozicionuara me pamje nga Lindja dhe Perëndimi, për të përftuar maksimumin e dritës natyrale, nisur nga konfigurimi i parcelës në kontekstin urban.
– Galeria mbush me dritë natyrale zonat e qarkullimit horizontal në secilin kat.
– Tualetet janë të pozicionuara pranë bllokut të shkallëve.
– Biblioteka shtrihet në dy katet e fundit dhe është funksioni i vetëm që del në tarracën e shfrytëzueshme të objektit – në këtë mënyrë stafi i bibliotekës kontrollon edhe përdorimin e tarracës.
Komuniteti mund të shfrytëzojë katin përdhe, bibliotekën dhe tarracën përtej orareve të funksionimit të shkollës.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Fiona Mali, Premton Braha, Mario Alla, Ardiola Bardhoshi, Jona Osmani, Sindi Balla

Për më tepër, shfletoni libërthin e relacionit të shkollës ‘Shaqe Mazreku’ më poshtë:

Three Columns