Project Name

SHKOLLA V.HARADINAJ, RRASHBULL

  • type

    Educational Facility

  • status

    Project Idea

  • client

    Albanian Development Fund

  • location

    Rrashbull, Durrës

Project Details

Objekti arsimor parashkollor dhe shkolla 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” gjendet në qendër të fshatit Rrashbull, njëkohësisht qendër e Njësisë Administrative Rrashbull, Bashkia Durrës. Ky projekt vjen në vazhdën e Programit të Rindërtimit, ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare mbi rindërtimin total të objekteve të cilat pësuan dëmtime madhore gjatë tërmetit të Nëntorit 2019.

Kjo shkollë, sipas projeksionit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, duhet të akomodojë një numër prej 50 fëmijësh në ciklin parashkollor dhe 480 nxënësish në ciklin 9-vjeçar, për një total prej 530 frekuentuesish. Shkolla gjendet në një truall prej afro 950 m2, i cili kufizohet në brinjën e gjatë perëndimore me rrugën kryesore të fshatit, në brinjën veriore me një rrugë lokale, në brinjën lindore me toka bujqësore dhe me brinjën jugore me një objekt 2-katësh. Objektet përreth janë kryesisht shtëpi banimi individuale me lartësi 1-3K.

Koncepti nis me përpunimin e një blloku 1K që përmbush sipërfaqen e nevojshme:
– Blloku çahet në disa zona për të krijuar hapësira të lira për oborre apo galeri të brendshme. Volumet që rezultojnë nga këto ‘zbritje’ nga blloku 1K, shtohen mbi të dhe krijohen volume 2K të diferencuara.
– Nga kjo lojë volumesh krijohen një sërë hapësirash të hapura në kati përdhes, por edhe tarraca për shfrytëzim në katin 1.

Objekti orientohet në formë gjatësore në drejtimin Lindje- Perëndim.
– Volumet ndahen në 4 duke reflektuar funksionet kryesore të objektit: cikli parashkollor, 9-vjeçar, administrata dhe ambientet rekreative.
– 2 ciklet – parashkollor dhe 9-vjeçar – janë të diferencuara qartë dhe aksesohen nga hyrje të veanta, duke patur secila dhe bllokun e qarkullimit vertikal përkatës.
– Blloku i ciklit parashkollor ka hyrje të veçantë dhe oborr të dedikuar në pjesën lindore.
– Blloku i ciklit 9-vjeçar ka hyrje të veçantë dhe oborr të brendshem të dedikuar, veç hapësirave rekreative jashtë objektit.
– Në katin përdhe të objektit ka hapësira të lira për rekreacion apo zhvillim aktivitetesh të ndryshme sociale. Holli kryesor i ciklit 9-vjeçar shtrihet në lartësinë e dy kateve duke dhënë hapësirë të bollshme për organizime të ndryshme.
– Klasat janë të pozicionuara me pamje nga Lindja dhe Perëndimi, për të përftuar maksimumin e dritës natyrale, nisur nga konfigurimi i parcelës në kontekstin rural.
– Galeria dhe oborri i brendshëm mbush me dritë natyrale zonat e qarkullimit horizontal në secilin kat.
– Salla e edukimit fizik me lartësi dy kate pozicionohet 1 kat nëntokë, dhe tarraca e saj në kuotën e katit 1 shfrytëzohet si fushë sportive e jashtme.
– Tualetet janë të pozicionuara pranë blloqeve të shkallëve.
– Komuniteti mund të shfrytëzojë përtej orareve të funksionimit të shkollës, bibliotekën që gjendet pranë hollit kryesor dhe sallën e aktiviteteve në katin 1, i cili ka akses në një tarracë të shfrytëzueshme.

Ekipi i punës: Jurtin Hajro, Fiona Mali, Sindi Balla, Mario Alla, England Likoni, Ardiola Bardhoshi, Jona Osmani, Premton Braha.

Për më tepër, shfletoni libërthin e relacionit të shkollës ‘Vëllezërit Haradinaj’ më poshtë:

Three Columns